Kryeministri Edi Rama në platformën X ka postuar një mesazh nga një “qytetar digjital”, i cili ka shprehur shqetësimin për zaptimin e hapësirave publike në pallatin ku banon.
Në postim thuhej se qytetari thotë për kompleksin në krah te spitalit të Neurokirurgjisë, për shkak të zaptimit të hapësirave nga bizneset është e vështirë lëvizja për banorët.
“Miredita kryeminister! Duka marre shkas nga aksioni qe keni nisur per zaptimin e hapesirave publike nga bizneset, bashkegjitur po ju dergoj nje video te kompleksit ASL ne Tirane, ne krah te spitalit te Neurokirurgjise, njesia nr 3, ku per ne edhe banore te kompleksit eshte e veshtire levizja per shkak te aktivitetit ne Tirane. pallatit Video qe do ju dergoj e tregon qarte kete situate”.
Barrikada tipike që duhen shkulur nga vetë ngulësit e tyre, përpara se sa bashkë me shkuljen t’u mbetet në dorë edhe fatura e gjobës, bashkë me ndjekjen penale!”, shkruan Rama.