Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto të disa bizneseve në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë.
Rama paraljamëron se kush nuk i heq vetë nga hapësira publike , tavolinta, kariget nga trotuarët do të ballafaqohen jo vetëm me gjoba por edhe me ndjekje penale.
“Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori – kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike të qytetarëve, krim mjedisor dhe me radhë… Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!”, shkruan Rama.
Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori – kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth… pic.twitter.com/JyFaIfsIUf
— Edi Rama (@ediramaal) July 5, 2025