-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ushtronin prostitucion kundrejt pagesave, arrestohen 2 kineze në Qerret

Kryesoret

Policia e Durrësit ka arrestuar dy kineze pasi ushtronin prostitucion në një apartament me qira në Qerret të Kavajës.42-vjeçarja me iniciale C.Y., dhe 41-vjeçarja Y.Sh., u arrestuan për veprën penale “prostitucioni”. Gjithashtu u proceduan 6 shqiptarë, klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Sipas hetimeve, dy kinezet përmes komunikimeve në rrjetet sociale, siguruan klientë duke ofruar shërbime seksuale kundrejt vlerave monetare nga 80 deri në 200 euro. Ato kishin hyrë në Shqipëri si turiste, ndërsa në realitet ushtronin aktivitet të paligjshëm me qëllim përfitimi financiar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në euro dhe dollarë dhe 2 telefona celularë, të përdorur për komunikime me klientët. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit