-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, policia: Dyshohet se thirrja telefonike u bë nga Serbia

Kryesoret

Paraditen e djeshme një alram për bombë erdhi në Kuvendin e Kosovës dhe policia menjëherë evakuoi deputetët. Alarmi ndodhi para nisjes së seancës për konstituimin e Kuvendit, e cila u shtye dhe u zhvillua në mbrëmje.

Policia e Kosovës njofton se kërcënimi dyshohet se ka ardhur përmes një thirrjeje telefonike nga një numër që besohet të jetë nga Serbia.

“Hetimet janë në fazë intensive dhe përfshijnë edhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë, me qëllim të lokalizimit të mjeteve dhe rrjeteve të komunikimit që janë përdorur në këtë kërcënim,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërsa autoritetet theksojnë se siguria e objekteve shtetërore dhe e qytetarëve mbetet prioritet dhe se rasti po trajtohet me seriozitet të lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit