Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën. Ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur mbi 100 objektiva në enklavën e rrënuar nga lufta.
Sulmet ndodhën ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po përgatitej të udhëtonte drejt Uashingtonit për bisedime në Shtëpinë e Bardhë, me qëllim shtyrjen përpara të përpjekjeve për një armëpushim.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka propozuar një plan për një armëpushim fillestar 60-ditor. Në këtë marrëveshje përfshihet lirimi i pengjeve të mbajtura nga Hamasi, në këmbim të shtimit të ndihmave humanitare në Gazë.