Jamal Musiala pësoi një dëmtim gjatë pjesës së parë të humbjes së tyre në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube nga PSG-ja mbrëmë në Atlanta.
22-vjeçari gjerman u lëndua në kohën shtesë para pushimit pas një përplasjeje në zonën e penalltisë së PSG-së.
Ndërsa Musiala sfidoi mbrojtësin Uilliam Paço për topin, portieri Xhianluixhi Donaruma pa dashje e rrotullua mbi kyçin e këmbës së majtë të Musiala-s, duke e shtrembëruar atë në një kënd alarmues dhe duke e lënë të shtrirë në agoni në fushë.
Bild raportoi se ai mund të mungojë deri në pesë muaj pasi ka thyer fibulën e majtë dhe ka dëmtuar disa ligamente.