Në fazën “Final 4” të Abissnet Superiore, kampionati rikthehet këtë fundjavë në “Air Albania Stadium” në Tiranë, me dy ndeshje shumë të rëndësishme që përcaktojnë rrugën drejt finales.
Pas sfidave të para, ku Dinamo City mposhti Vllazninë 2–0 dhe Egnatia fitoi 4–0 ndaj Elbasanit, gara për titull mbetet e hapur dhe mjaft e fortë.
Të shtunën, më 23 maj, në orën 19:00, Vllaznia përballet me Egnatian në një duel vendimtar për kualifikim.
Ndërkohë, të dielën, më 24 maj, po në të njëjtën orë, Elbasani sfidon Dinamo City-n në një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme.
/5pyetjet.al









