Ditën e sotme një aksion kontrolli u zhvillua përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit nga bashkia Lezhë, polcia bashkiake, Drejtoria e Urbanistikës, Drejtoria e Taksave dhe Njësia Administrative.
Kontrollet u foksuan në rastet e abuzimeve me çmimet e parkingjeve, verifikimin e kontratave të stacioneve të plazheve të menaxhuara nga subjekte private, përfshirë edhe ato të menaxhuara nga kompania “Lezha Invest”, si dhe zënien e hapësirave publike në stacionet e plazheve publike.
Nga kontrollet janë vendosur disa gjoba dhe janë bërë disa sekuestrime, ku disa raste janë referuar pranë Drejtorisë së Tatimeve për hetim të thelluar tatimor.









