-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rënie e fortë e kërkesave për azil në Gjermani gjatë 2025-ës

Kryesoret

Numri i aplikimeve për azil në Gjermani është ulur ndjeshëm në 6-mujorin e parë të vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë, nga janari deri në qershor janë paraqitur 61,336 aplikime fillestare, gati 50% më pak se një vit më parë.

Në total, janë regjistruar 72,818 kërkesa, përfshirë edhe aplikimet e përsëritura. Autoritetet gjermane e lidhin këtë rënie me kontrollet më të rrepta kufitare, por edhe me masat parandaluese të vendeve të Ballkanit.

Një tjetër faktor që ka ndikuar është ndryshimi i situatës në Siri, pas rrëzimit nga pushteti të Bashar al-Assad në dhjetor. Për shumë vite me radhë, Siria ka qenë burimi kryesor i azilkërkuesve në Gjermani.

Pas zgjerimit të kontrolleve kufitare këtë vit, autoritetet gjermane kanë më shumë kompetenca për të refuzuar hyrjen edhe për ata që planifikojnë të kërkojnë azil, nëse nuk plotësojnë kushtet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit