-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritje të kërkesës për energji/ Balluku: OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë për çdo abonent

Kryesoret

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me anë të një video-mesazh në rrjetet sociale tha se krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, ka një rritje me 20% të kërkesës për energji.

Balluku u shpreh se në 6 ditët e para të korrikut 2025, kanë pasur një kërkesë prej 22.4 milionë kilovatorë. Ajo theksoi se mbi 1600 punonjës të OSHEE Group ndodhen në krye të detyrës për të ofruar një shërbim sa më cilësor.

“Uroj që të jeni të gjithë mirë në një ditë të nxehtë korriku. Sot mora raportin e 6 ditëve të para të konsumit të energjisë elektrike nga OSHEE Group. Duke e krahasuar korrikun e vitit 2024 me korrikun e vitit 2025, vetëm në javën e parë, kemi 20% rritje të kërkesës. E gjitha kjo, e thënë ndryshe në shifra dhe duke e krahasuar, është që 6 ditët e para të korrikut 2024, mesatarisht shkonin 18.6 milionë kilovatorë kërkesë, ndërkohë që në korrik 2025, në këto 6 ditë të para, kemi pasur një kërkesë prej 22.4 milionë kilovatorë.

E gjitha kjo padyshim reflekton edhe ditët e nxehta, por duke ju referuar historikut edhe një vit më parë, korriku dhe gushti kanë qenë dy muaj shumë të nxehtë, por nga ana tjetër reflekton edhe kërkesë që vjen në rritje për shkak të njësive të reja të hotelerisë apo banesave të cilat kanë filluar të jenë të përdorshme apo edhe njësive të biznesit operacional.

Me gjithë kërkesën e rritur me 20%, krahasuar me vitin 2024, puna që po bëhet sot në terren nga grupet e OSSH është një punë që e konsiderojmë shumë të mirë, pasi shkëputjet kanë qenë minimale dhe nga ana tjetër të gjitha ato avari që kanë ardhur për shkak të ngarkesës së rritur, sigurisht janë sistemuar dhe rregulluar në një kohë rekord.

Unë uroj që të jeni të gjithë shumë mirë dhe ju siguroj që mbi 1600 punonjës të OSHEE Group ndodhen në krye të detyrës për të ofruar një shërbim sa më cilësor.”, tha Balluku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit