Një 27-vjeçar në Lipjan humbi jetën pak pasi u arrestua me dyshime se në gjendje të dehur ka sulmuar automjete dhe kalimtarë. Alban Zejnullahu, vëllai i viktimës ka folur për mediat në Kosovë dhe ka thënë se ai kishte shenja dhune në fytyrë e në trup.
“Lajmin e pranuam pas orës 01, na telefonoi dikush nga stacioni policor tha të vijmë në emergjencë…Kur shkuam aty, pam një çarçaf të bardhë përmbi vëllain dhe ishte pa shenja jete”, ka thënë Zejnullahu.
Më pas ai ka shtuar se “Kishte shenja në fytyrë sikur të kishte rrahje masive, në trup….”
Ai ka thënë që ka dëgjuar disa verisone si “inarkt e nga ndikimi i alkoolit”, por sipas tij nuk janë të vërteta.
“Shihet qartë se është vrarë nga dora e shtetit, nga disa policë…Posedojmë video që vërehet duke bërtitë në frymën e fundit dhe e goditin në fytyrë dhe aty më nuk lëvizë”, ka thënë vëllai i 27-vjeçarit.