-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati për Thethin/ Rama presion: Prokuroria pa pikë logjike, do merret KLP-ja

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama deklaron se aksioni i sapo nisur për pastrimin e hapësirave publike do të vazhdojë në të gjithë vendin. U ndal tek përplasja me prokurorinë e Shkodrës për ndërtimet pa leje në Theth.

E papranueshme që Vlora të vuajë nga mungesa e furnizimit me ujë që pengohet nga paaftësia. Menjëherë problemi zgjidhet sapo ndryshon koka e punës.

Koha është për një riorganizim. Kjo do të krijojë një vlerë të shtuar në të gjithë periudhën në vijim.

Kemi shumë projekte të rëndësishme. Të njëjtën gjë do të bëjmë në Durrës, Fier, Shkodër. Tirana nuk diskutohet.

Vazhdon puna për Thethin dhe ministria e Drejtësisë po bën gati të gjithë dokumentacionin dhe do të kërkojë nga KLP që të qëndrojë seriozisht mbi prokurorinë e Shkodrës dhe jo thjeshtë mbi zonjën Gjeli pasi është shumë shqetësuese ajo që ka ndodhur në Theth.

Strukturat e shtetit që kanë vepruar janë lënë në baltë nga një prokurore dhe prokuroria e mbron. Në arsyetimet e tyre vetëm logjikë nuk ka” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit