Sapo ka ndodhur!
Gjykata e Larte nuk e ka ndryshuar masën e sigurimit “arrest në burg” për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj!
Nga pikëpamja juridiko proceduriale konstatoj se qe nga fillimi i kësaj beteje ligjore Erjon Veliaj ka gabuar ne taktiken e tij mbrojtëse!
Vetëm largimi nga detyra e Kryetarit te Bashkise do të bënte te mundur se paku ndryshimin e mases se sigurise!
Kushtet dhe kriteret per caktimin e mases se sigurimit “arrest në burg” jane prezente sa kohe ai qofte edhe formalisht është Kryetar i Bashkise Tiranë!
Le te supozojmë per nje moment qe Gjykata do ta lironte dhe ai do të shkonte ne zyren e Kryetarit.
Rreziku i prishjes se provave apo intimidimit te deshmitareve nga karrikja e Kryetarit te Bashkise do të ishte real! Po keshtu kryerja e veprave penale te njëjta apo me te renda dhe kete ja mundeson qenia ende Kryetar i Bashkise!
Po ne rast se ai do të ishte shkarkuar apo dorehequr nga detyra e Kryetarit te Bashkise Tirane rreziqet e mesiperme nuk do te ekzistonin çka ligjerisht do te mundesonin ndryshimin e mases se sigurimit “arrest në burg” per te cilin ne rastin konkret do të isha dakord qe te ndryshohej!
Sa me siper beteja per ndryshimin e mases se sigurimit çalon nga pikepamja taktike!
Jo pa qëllim KM Rama nuk e shkarkon Erjon Veliajn nga detyra e Kryetarit te Bashkisë Tiranë!
Sepse nuk eshte hall te kesh hall por eshte super hall të mos dish ta menaxhosh!