-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gonxhja takohet me Kryepeshkopin Joan për bashkëpunim kulturor e social

Kryesoret

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë e tij Joan.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja theksoi se gjatë bashkëbisedimit diskutuan mbi rëndësinë e aseteve dhe pavarësisë ekonomike për fuqizimin e kapaciteteve misionare të Kishës. Ai përmendi gjithashtu nevojën për përditësimin e bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore, objektet monumentale, si dhe çështjet humane dhe sociale.

Ministri shprehu gatishmërinë e Ministrisë për të vazhduar dhe forcuar këtë bashkëpunim, duke vlerësuar kontributet e derisotshme të Kishës dhe duke paralajmëruar nisjen e projekteve të reja në këtë drejtim.

“Mes vrapit të përditshëm ishte një ndalesë shpirtërore me shumë vlerë,” përfundoi ministri në postimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit