Ditën e djeshme kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan, Donald Trump zhvilluan një takim në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë takimit Netanyahu i dorëzoi Trump një letër nominimi për Çmimin Nobel për Paqen.
Trump ka marrë disa nominime për Çmimin Nobel për Paqen nga mbështetës dhe ligjvënës besnikë gjatë viteve.
Netanyahu pra takimit u tha gazetarëve se Izraeli po punonte me Shtetet e Bashkuara për të gjetur vende që do t’u jepnin palestinezëve një të ardhme më të mirë.
“Ai po krijon paqe ndërsa flasim, në një vend, në një rajon pas tjetrit”, tha Netanyahu në një darkë me Trump në Shtëpinë e Bardhë.