-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jepe dorëheqjen ti tani”- Prapaskenat e largimit të shefit të AMP-së

Kryesoret

Pasditen e sotme, drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, ka dhënë dorëheqjen në mënyrë të beftë. Lajmi ka qarkulluar në të gjitha mediat, të cilat raportojnë se “nuk dihen arsyet e dorëheqjes”.

Por, sipas një burimi për Syri.net, Sulejmanit i është kërkuar dorëheqja nga vetë Kryeministri Rama, pas një konflikti që mësohet të ketë pasur me të në ditët e fundit.

Burimi bën me dije se Rama i ka kërkuar Sulejmanit të shkarkojë shefin e AMP-së së Vlorës, në të njëjtën ditë kur kryeministri shkarkoi të gjithë drejtorët e Dredhës në bashki. Sulejmani, sipas burimit, i ka kërkuar dorëheqjen vartësit të tij, por ky i fundit ka refuzuar.

Të nesërmen, Rama e ka telefonuar Sulejmanin për ta pyetur nëse kishte kryer urdhrin, dhe ai i ka pohuar se vartësi nuk po i bindej për t’i dorëzuar dorëheqjen. Pas kësaj, Rama i ka thënë shefit të AMP: “Jepe dorëheqjen ti, dhe do të gjej një tjetër që do të shkarkojë drejtorin e AMP-së në Vlorë.”

Burimi shton se personi që Rama ka përzgjedhur për të marrë drejtimin e AMP-së është një individ me lidhje me bandat e Durrësit dhe me Ilir Prodën, i njohur gjithashtu për lidhjet e tij të errëta. Emri që përflitet për të marrë drejtimin e AMP-së është Jurgen Kole, i cili aktualisht mban postin e shefit të operacionales në SHISH./ SYRI

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit