-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirimi i Salianjit, Sula: E përcollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi

Kryesoret

Deputeti Dashnor Sula me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar për lirimin nga burgu të Ervin Salianjit.

Sula shprehet se deputetët e pritën me xhelozi Salianjin, pasi asnjë nuk doli që ta priste. Ai thotë që me atë që ndodhi dje, tregohet se ku ndodhet Partia Demokratike. Sula thekson se Ervin Salianji është një kandidat potencial për postet në Partinë Demokratike.

Postimi i plotë:
E percollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi.

Dje doli nga burgimi politik Ervin Salianji, pas afro 10 muajsh izolim te padrejtë. Për Salianjin shoë me pranga në duar është një medalje sakrifice në interes publik.

Por, dje paradite Salianji doli nga burgu dhe para se të takonte familjen e tij biologjike, u drejtua për te familja politike për të takuar anëtarët e familjes politike. Për tu vlerësuar!

Feedbacku që mori?!

Asnjë nga udhëheqësia nuk denjoi ta priste. Nuk e kuptoj se ku shkuan të gjithë ata te devotshmit që ishin gati që të ngujoheshin për të mos e lejuar që të ekzekutohej vendimi gjykatës?!

Pse ishin më të gëzuar ata udhëheqës madhorë kur Salianji po shkonte në burg se sa tani që doli. Dje do duhet që të ishte një moment feste për Partinë Demokratike, por në fakt ndodhi e kundërta.

Ajo që ndodhi dje në PD, dëshmon më së miri situatën ku ndodhet partia. Nuk kanë mëndjen as për të fituar dhe as për të fituar por po zihen për ato postet brënda partisë dhe ndonjë post në Parlament. Për postet në parti, Salianji është një kandidat potencial ndaj “galloshet” janë bërë të gjithë bashkë për ta sfumuar pa ardhur Salianjin.

Edhe një herë PD dëshmon se nuk synon maksimalizim por do të ruaj statuskuon. Janë luftëtarët më të paepur për të luftuar njëri-tjetrin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit