Mesditën e sotme një 38-vjeçar është aksidentuar teksa po riparonte një mjet pune në guroren ku punonte në Mamurras. Si pasojë e plagëve të marra 38-vjeçari me iniciale P.P., ka ndërruar jetë.
Ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e Kurbinit për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.
Ndërkohë policia vijon me hetimet për të përcaktuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë dhe për të identifikuar përgjegjësit.