-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti Begaj: Rezoluta e PE-së i jep Shqipërisë energji për reformat

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehet se përshëndet vendimin e Parlamentit Evropian pas miratimit të rezolutës mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 – 2024.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në platformën X dhe në Facebook, Presidenti Begaj e vlerëson këtë rezolutë si mbështetje ndaj procesit të reformave që Shqipëria ka ndërmarrë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

“Konfirmimi dhe mbështetja e Parlamentit Evropian i jep Shqipërisë me rezolutën e fundit energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Mirënjohja duhet të shprehet me punë dhe bashkëpunim parlamentar në të gjitha drejtimet dhe për çdo aspekt të rezolutës”, – shprehet Presidenti Begaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit