Presidenti Donald Trump gjatë një konference për shtyp kritikoi ashpër Vladimir Putin. Trump tha se Putin bën deklarata të pakuptimta për luftën në Ukrainë.
“Putini vazhdimisht del me absurditete, nëse doni ta dini të vërtetën”, tha Trump.
Ai shtoi se “Ai është shumë i mirë gjatë gjithë kohës, por kjo rezulton pa ndonjë kuptim”.
Më pas Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të shtojnë ndihmën ushtarake për Kievin në përpjekje për tu mbrojtur nga agresioni rus.
“Putini nuk është duke i trajtuar siç duhet njerëzit. Ai është duke vrarë shumë njerëz. Prandaj ne do të dërgojmë armë për mbrojtje dhe unë e kam miratuar këtë”, theksoi Trump.