-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh të luftës me dronë e me raketa

Kryesoret

Kievi tha se Rusia kreu sulmin më të madh dhe me dronë gjatë pushtimit mbi 3-vjeçar të Ukrainës duke goditur kryesisht perëndimin e saj.

Forca ajrore e Ukrainës tha se Rusia sulmoi me 728 dronë dhe me 13 raketa, duke shtuar se sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase penguan 711 dronë, dhe se të paktën shtatë raketa u shkatërruan, raporton AFP.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në rrjetet sociale i bëri thirrje aleatëve që të ashpërsojnë sanksionet ndaj Rusisë.

“Ky është sulm tregues, i cili ndodhi pikërisht në kohën kur po bëhen aq shumë përpjeke për të arritur paqe, për të arritur armëpushim. Por, vetëm Rusia po vazhdon t’i minojë ato”, shkruan Zelensky.

Ai shtoi se “Partnerët tanë dinë se si të zbatojnë trysni në një mënyrë që do ta detyrojë Rusinë të mendojë për përfundimin e luftës, e jo për kryerjen e sulmeve të reja.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit