-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri në malin e Dukatit vazhdon prej 4 ditësh, emergjencat në gatishmëri

Kryesoret

Zjarri në malin e Dukatit ka hyrë në ditën e katërt të tij, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me kullota, pemë dhe bimësi. Në terren janë angazhuar të gjitha strukturat e emergjencës për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të minimizuar dëmet.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, ka inspektuar situatën në vendin e ngjarjes dhe ka bërë thirrje për hetim të çdo rasti të zjarrit. Ai theksoi se 90% e zjarreve shkaktohen nga dora e njeriut, por mbetet ende për t’u përcaktuar nëse ato janë të qëllimshme.

Çako njoftoi se forcat zjarrfikëse, mbrojtja civile dhe pushteti lokal po punojnë intensivisht në terren. Për momentin, ai garantoi se Parku Kombëtar i Llogarasë nuk është i rrezikuar nga zjarri, ndërsa helikopterët janë në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast nevoje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit