-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirimi i hapësirave publike në Tiranë, Vlorë dhe Kavajë

Kryesoret

Në vijim të një iniciative kombëtare për lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake kanë ndërmarrë aksione në disa qytete kryesore të vendit.

Në Tiranë, në zonën pranë Muzeut Kombëtar, pronarë biznesesh që ushtronin aktivitet në hapësirat e dedikuara për lulishte refuzuan të lirojnë ambientet, duke detyruar ndërhyrjen e autoriteteve. Gjatë aksionit u hoqën karriget dhe strukturat e jashtme që zinin trotuarin, ndërsa në disa raste u përdorën edhe fadroma për të çmontuar ndërtime pa leje. Aksioni u ndoq nga afër nga Ministri i Shtetit, Taulant Balla, së bashku me përfaqësues të mazhorancës.

Në Vlorë, përpjekjet për lirimin e hapësirave publike u fokusuan në shëtitoren përgjatë vijës bregdetare, ku disa biznese ende nuk kanë liruar ambientet e zëna pa autorizim. Ndërkaq në Kavajë janë konstatuar objekte dhe stenda të vendosura në rrugë pa leje, si dhe karrige lokalesh të zëna në trotuar, që u hoqën falë mirëkuptimit të qytetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit