Ditën e sotme policia e Kukësit ka parandaluar një ngjarje kriminale. Dy vëllezërit A.T., 33 vjeç dhe E.T., 42 vjeç gjatë një konflikti për motive të dobëta janë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin në banesë.
Më pas A.T., 33 vjeç ka thyer xhamin e makinës së vëllait të tij E.T., 42 vjeç. Dy vëllezërit u arrestuan, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.









