Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj aksionit të ndërmarrë nga IKMT dhe forcat e rendit në Theth, ku po shemben ndërtimet pa leje.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka dënuar ashpër mënyrën e zhvillimit të këtij operacioni, duke e cilësuar si një akt terrori shtetëror ndaj banorëve.
“Stop terrorit shtetëror ndaj banorëve të Thethit! Ky është turizmi i kallashnikovit dhe terrorit i Ramaduros në Theth! Krim i shëmtuar shtetëror!”, shkruan Berisha.
Reagimi vjen pas publikimit të pamjeve nga terreni, ku u panë përplasje mes banorëve dhe forcave të IKMT, si dhe një incident me hedhjen e një molotovi ndaj mjeteve të operacionit. Po ashtu, një video me një zyrtar të IKMT që flet me gjuhë fyese ndaj banorëve ka shkaktuar reagime të forta në publik.