-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- ‘Lëri justifikimet, turp’- Rama ‘shuplaka’ Dredhës dhe Llatjas: U bë bari në varreza kallam

Kryesoret

Gjatë takimit me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama kishte “shuplaka” direkte për kryetarin e bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, por edhe të Elbasanit, Gledian Llatja.

Para se të fillojmë me pikat e temave të ditës së sotme dua të bëj një adresim të përgjithshëm të disa problematikave kyçe që karakterizojnë sot qytetet e mëdha dhe qytetet me një ngarkesë të posaçme të fluksit turistik të Shqipërisë, ku dobësia e pushtetit vendos ka dalë në pah edhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të gjithë mënyrës së funksionimit të vendit për shkak të faktit që vendi tanimë nuk mban vetëm banorët e vetë.

Por mban edhe një ngarkesë ekstra turistësh dhe vizitorësh në rritje dhe sjell me vete sfida të reja të komplikuara dhe ngarkesa të mëdha ekstra për pushtetin vendor, posaçërisht në territoret ku përqendrimet e turistëve janë më të mëdha dhe një nga gjërat që vihet re është edhe nxitja e brendshme e biznesit për të kapërcyer kufijtë e paravendosur të veprimtarisë së vet dhe zaptimeve të territorit, deri edhe ndërtimeve pa leje në territore ku vëmendja është më e vogël apo si në Vlorë ku kryetari i bashkisë dhe struktura atje i kanë sytë gjysmë të hapur”, thekson Rama.

Bari i varrezave të Elbasanit mund të synojë që të bëhet kallam dhe pastaj kur shkon dikush që i vë flakën dhe për turp bëhen varrezat vend zjarrvënie. Nëse bari është i qethur si duhet, zjarri nuk merr qiellin. Kjo është e pakonceptueshme që të ndodhin gjëra që do i faleshin kryetarit të bashkisë nëse Elbasani do të ishte sa Shangai.

Dhe të mos dijë kryetari i bashkisë se cfarë ndodh. Nëse kryetari i bashkisë gjysmë hapur dhe gjysmë mbyllur, ata nën të i kanë mbyllur, si në bashkinë e Vlorë. Edhe në Elbasan por edhe në Lushnje duhet bërë shkarkimi i drejtorëve me dorëheqje. Duhet shkundur gjithë kjo pemë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit