-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Malaj: Qeverisja aktuale, si kooperativa bujqësore!

Kryesoret

Ajo që Rama paraqet si “tragjedi” e shqiptareve , në fakt është komedia e qeverisjes së tij. Qeverisje :(i) jo profesionale; (ii) teresisht spontane dhe (iii) thellesisht pateonazhiste dhe  shpërdoruese.

Ndërmarrjet e ujësjellësit funksionojnë kryesisht me subvencione publike.

Kjo kërkon që Enti Rregullator i Ujit, drejtoria përkatëse në Ministrinë e Ekonomisë  dhe Drejtoria e Buxhetit ne Ministrine e Financave duhet ti bëjnë një “skaner tre-dimensional”për çdo qindarkë subvencion te kerkuar dhe cdo qindarke të keq shpenzuar nga këto ndërmarrje.

Disa prej tyre kanë marrë kredi me kushte tregtare nga banka zhvillimi si BB, EBRD, BEI, e të tjera – ku shteti shqiptar ka dhënë garanci sovrane për shlyerjen e tyre.

Pra, keqqeverisja e këtyre ndërmarrjeve – me nga 30 “këshilltarë” dhe mijëra patronazhistë – do të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë.

Mireqeverisja e ndërmarrjeve publike – që janë kthyer në gropa të zeza të korrupsionit dhe keq-administrimit – duhet të jetë kusht i përvitshëm i diskutimit buxhetor, i shoqëruar me raportin e Ministrisë së  linjès, raportin e Ministrisë së Financave, dhe raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSh).

Vetë FMN, vetëm pak vite më parë, ka bërë një analizë të thellë mbi keqqeverisjen e ndërmarrjeve publike  ne Bosnie Hercegovine dhe ka konkluduar se përmirësimi i menaxhimit të tyre do të rriste ekonominë e saj me 2 deri në 3% në vit.

E kam ndarë këtë shqetësim dhe analizë në rrjetet publike, por qeverisja aktuale i ngjan gjithnjë e më shumë keq qeverisjes së kooperativave bujqësore të periudhës socialiste, ky vetem kryetari punesonte, shkarkonte dhe bente “ndere”  partike nepotiste dhe maksimalisht abuzuese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit