-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania për tarifat amerikane: Do të dëmtojnë Evropën dhe SHBA

Kryesoret

Ministrja gjermane e ekonomisë, Katharina Reiche ka reaguar për tarifat e Donald Trump prej 30%. Ajo ka bërë thirrje për një zgjidhje reale të luftës tregtare në rritje.

“Tarifat prej 30% mbi importet nga Bashkimi Evropian, të paralajmëruar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, do të ishin të dëmshme si për Evropën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara”, u shpreh ajo.

Ministrja tha se këto tarifa do të godasin rëndë kompanitë eksportuese evropiane.

“Në të njëjtën kohë, ato do të kenë një ndikim të fortë në ekonomi dhe konsumatorët në anën tjetër të Atlantikut”, tha ajo.

“Një rezultat realist në negociata duhet të arrihet shpejt”, shtoi ministrja gjermane.Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi për vendosjen e tarifave të reja ndaj një sërë produktesh evropiane që nga 1 gushti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit