Një 28-vjeçar Lubajn Camema është arrestuar në Kavajë pasi mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e vet për të përfituar para. Gjithashtu është arrestuar edhe Bernard Kiptiu 45 vjeç në lagjen nr. 16 të qytetit të Durrësit, duke i kërkuar B. C. shumën e parave, me pretendimin se do të shërbenin për lirimin e djalit të tij.
Policia e arrestoi 28-vjeçarin 100 metra larg vendit të ngjarjes, pasi rezultoi se kishte inskenuar ngjarjen dhe dy ditë më parë i kishte marrë automjetin babait të tij, dhe dyshohet se e ka shitur.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.