Policia e Tiranës ka arrestuar një 51-vjeçar, i cili ka plagosur me armë zjarri 34-vjeçari Franci Xhaferri. 51-vjeçari Besnik Koçiu dyshohet se nga pakujdesia ditën e djeshme në një lokal në Valias ka qëlluar me armë zjarri në këmbë 34-vjeçarin.
I plagosuri ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore dhe gjatë procesit hetimor nuk ka treguar të vërtetën, si pasojë edhe ai është arrestuar. Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestrua arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer plagosja.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.