Në Theth po vijon aksioni për prishjen e ndërtesave pa leje. Banorët mbrëmjen e sotme kanë dalë në protestë dhe i kanë bllokuar punën fadromës për të prishuar ndërtesën e fundit.
Disa prej banorëve kanë hipur në ndërtesë duke e bërë të pamundur që fadroma të vazhdojë shembjen. Ndërsa disa të tjerë kanë rrethuar godinën ose kanë bllokuar rrugën.