-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas Elbasanit, vazhdojnë dorëheqjet edhe në Bashkinë e Korçës

Kryesoret

Pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama, gjashtë kryetarët e njësive administrative në Bashkinë e Korçës kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre. Këto dorëheqje janë paraqitur përkatësisht tek kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo, dhe ata do të mbeten në detyrë deri në emërimin e pasardhësve.

Në të njëjtën kohë, dy nënkryetarët e Bashkisë Korçë nuk kanë dhënë dorëheqje dhe nuk ka pasur kërkesa për një veprim të tillë nga ana e autoriteteve.

Një situatë e ngjashme është shënuar edhe në Bashkinë e Kolonjës, ku tre kryetarë njësish administrative kanë dorëzuar dorëheqjet. Për më tepër, janë pritur zhvillime të ngjashme edhe në bashkitë e tjera të qarkut, përkatësisht në Maliq, Devoll dhe Pogradec, ku vala e dorëheqjeve mund të vazhdojë në ditët në vijim.

Urdhri i Ramës/ Nisin dorëheqjet edhe në bashkinë e Elbasanit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit