Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm disa pamje nga plazhet publike në Durrës, duke theksuar rëndësinë e hapësirave të lira për qytetarët.
“Mirëmëngjes dhe me këto hapësira relaksuese nga plazhet publike në Durrës, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Publikimi vjen në një kohë kur policia e rendit dhe inspektorët bashkiakë kanë nisur një aksion të gjerë në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike të zëna nga subjektet private. Rama ka dhënë një ultimatum që këto ambiente të lirohen vullnetarisht, ndryshe ndërhyrja do të jetë e menjëhershme nga strukturat shtetërore.