Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 3 persona, të cilët lëvizin me armë në një automjet luksoz të premten në mbrëmje. 27-vjecari Endrit Doku, Ervis Cukali dhe 21-vjecarin Imer Gega, të tre nga Kamza u ndaluan teksa lëviznin me një automjet luksoz “Porsche” Panamera.
Endrit Doku, tentoi t’i largohej kontrollit duke u hedhur në det bashkë me çantën që mbante në krah, por u arrit të kapej nga skafi i policisë kufitare Sarandë.
Ndërsa një polumbar gjeti në thellësi çantën bashkë me armën e zjarrit pistoletë brenda saj. Ai akuzohet për “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit” dhe “kundërshtim i punonjësit të rendit publik.