-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha godet Ramën: Subvencionet, skemë kriminale për votat e 11 majit

Kryesoret

Në vijim të qëndrimeve kritike ndaj qeverisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij për përdorimin e fondit të subvencioneve në bujqësi si instrument elektoral gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas tij, kjo skemë nuk kishte për qëllim ndihmën ndaj fermerëve, por manipulimin e votës në zonat rurale përmes presioneve dhe patronazhistëve partiakë.

“Afati i aplikimeve, nga 14 prilli deri më 30 maj, përkon plotësisht me fushatën dhe paszgjedhjet. Ishte: ‘O votat, o nuk i merr subvencionet’. Kjo është baza ligjore e këtij krimi të shëmtuar elektoral.

Lubi Balluku, Anila Denaj, Mirela Kumbaro, të gjitha bashkë me Ramën janë në krye të krimit elektoral 200-milionësh. U përdorën fondet publike për vota, në shkelje të Kodit Zgjedhor, praktikës së mirë të Venecias dhe udhëzimeve të OSBE/ODIHR.

Mbi 53 mijë aplikantë janë lënë në pritje. Procesi u politizua përmes konfirmimit të patronazhistëve. Falsifikimi i vullnetit të qytetarëve nuk do të kalojë pa pasoja. Këto fakte do të depozitohen në institucionet ndërkombëtare.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit