Një banesë dy katëshe u përfshi nga flakët gjatë ditës së sotme në Çeligrad, një zonë pranë Fierit.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë dhe arritën të vënë nën kontroll flakët, duke parandaluar që situata të përkeqësohej.
Sipas dyshimeve të para, shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e incidentit për të marrë masa të mëtejshme.