Gjykata Supreme në Kosovë ka konstatuar se deputetët nuk mund të ushtrojnë edhe funksione në qeveri.
Lidhja Demokratike e Kosovës e cila kishte ngritur kallëzime penale pikërisht për këtë çështje. Ajo kishte paraqitur në prokurori 17 kallëzime penale ndaj deputetëve që kanë marrë vendime në cilësi të ministrave, si dhe ka kërkuar që organi i akuzës të veprojë shpejt.
“LDK-ja kërkon nga Prokuroria e Shtetit që të trajtojë me prioritet këto shkelje të rënda kushtetuese dhe ligjore dhe të veprojë pa vonesë mbi bazën e kallëzimeve penale të parashtruara nga deputetët tanë.
Vendimi i Gjykatës Supreme tashmë e ka konfirmuar se kemi të bëjmë me veprime anti-kushtetuese dhe të kundërligjshme”, thuhet në reagimin e LDK-së.








