Presidenti i amerikan, Donald Trump ka shprehur se dëshiron që sa më shpejtë të përfundojë lufta në Ukrainë. Trump ka thënë se Volodymyr Zelensky nuk duhet ta shënjestrojë Moskën me sulme.
Gjithashtu ka shprehur zhgënjim ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Ai theksoi se nuk e ka ndërprerë komunikimin me të.
“Jam i zhgënjyer nga ai, por nuk kam mbaruar ende me të,” tha Trump.
Komentet e tij vijnë pasi Financial Times raportoi se Trump e kishte pyetur homologun e tij ukrainas nëse Kievi mund ta sulmonte Moskën, nëse SHBA-të do të siguronin armë me rreze të gjatë veprimi.









