-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Caktohet gjyqtarja për dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Kryesoret

Etleva Deda është emëruar gjyqtare për shqyrtimin e dosjes së ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Ahmet Masha dhe Altin Hajri, pas shortit elektronik të zhvilluar këtë të mërkurë.

Hetimet në këtë çështje u mbyllën së fundmi nga Prokuroria e Posaçme, e cila ka dërguar dosjen në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar nisjen e procesit gjyqësor.

Prokurori Adnan Xholi ka ngritur ndaj të pandehurve akuza për “Tregim të sekretit shtetëror”, “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje”.

Dosja është ndarë në fraksione për të identifikuar funksionarët që dyshohet se kanë ndihmuar ish-deputetin në shpërndarjen e informacionit të klasifikuar sekret.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit