Një 29-vjeçar Enea Dine është gjetur pa shenja jete brenda makinës së tij në Astir. Ai është gjetur nga familjarët e tij në parkimin e pallatit ku banonte.
Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.