Kryeministri Edi Rama ka aterruar këtë të mërkurë në Vlorë, duke zgjedhur transportin me helikopterin ushtarak “Cougar” për të mbërritur në qytetin bregdetar.
Pas uljes në ish-fushën e aviacionit, ai u drejtua me eskortë drejt vilës qeveritare.
Megjithëse detajet e agjendës së tij në Vlorë nuk janë bërë publike, Rama do të përqendrohet në çështje të rëndësishme lidhur me aksionin e lirimit të hapësirave publike.