-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Disa raketa Patriotë janë rrugës për në Ukrainë

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se disa raketa kundërajrore për sistemin mbrojtës, Patriot, janë tashmë rrugës për në Ukrainë.

“Ato po vijnë nga Gjermania”, u tha Trump gazetarëve mbrëmjen e së martës.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius tha se janë duke u bërë përgatitje për t’ia dorëzuar Ukrainës dy sisteme Patriot.

Trump tha se nuk ka folur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që nga dita kur njoftoi se i kishte thënë afat prej 50 ditësh Rusisë ta pranojë një marrëveshje armëpushimi.

“Në fund të 50 ditëve, nëse nuk kemi një marrëveshje, do të jetë shumë keq”, tha Trump. Por, ai gjithashtu shtoi se mund të mos nevojiten 50 ditë për të arritur një marrëveshje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit