Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Prenjas-Librazhd në afërsi të fshatit Qukës. Dy makinat janë përplasur dhe si paosjë kanë mbetur të plagosur 4 persona nga e njëjta familje.
Ndërkohë drejt vendngjarjes janë nisur autoambulancat e spitaleve të Librazhdit dhe Prrenjasit për të ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe për të transportuar të lënduarit drejt qendrave spitalore.
Ndërsa policia po vijon punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit.









