Apeli i GJKKO-së la në burg presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në seancën e sotme trupa gjykuese refuzoi kërkesën e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ që ndodhet prej 21 tetorit 2024.
Në seancën e sotme avokati Kujtim Cakrani kërkoi një masë më të butë sigurie.
“Presidenti, i thash sot gjykatës nuk ka ardhur sepse nuk ka besim tek gjykatat. Gjykata e kishte vendosur para se të hynte në gjykatë.
Zoti Meta është nën presion nga pikëpamja administrative ku komisioni i Disiplinës ka vendosur ta privojë nga disa aktivitete.
Meta është aty dhe do të përballet me komisionin dhe të gjitha dhe është një individ që nuk mposhtet kollaj. Meta nuk del nga vetja” tha avokati Kujtim Cakrani.