-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Në fund të majit morëm informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në fund të muajit maj kanë marrë informacione në lidhje me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën.

Osmani tha se pas marrjes së këtyre informatave ka takuar institucionet e sigurisë në vend dhe ka informuar e ka kërkuar mbështetje nga aleatët e sigurisë.

“Në të gjitha takimet përgjatë vizitës kemi folur edhe për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë. Siç e dini të gjithë gjatë vizitës sime në SHBA kam deklaruar se Serbia ka pasë për qëllim dhe ka ende për qëllim që të destabilizojë situatën në gjithë rajonin tonë dhe të përshkallëzojë situatën në Kosovë. Ky vlerësim është bërë mbi bazën e informatave të vazhdueshme që ne si institucione i marrim nga institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Më konkretisht, në fund të muajit maj kemi marrë informacione të reja specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë pas marrjes së këtyre informatave kemi pasë takime me institucione të sigurisë të cilat me raportojnë si presidente.”, tha Osmani.

Ajo shtoi që “Kam ndarë këto informata me aleatët duke kërkuar mbështetje e tyre për të ndalë përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë. Prandaj, gënjeshtrat e Serbisë se kinse ajo nuk ndërmerr hapa destabilizues janë pjesë e propagandës së tyre”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit