Një zjarr i madh ka rënë në një qendër tregtare në qytetin lindor të Irakut, Kut. Si pasojë kanë humbur jetën 61 persona, përfshirë bura, gra dhe fëmijë. Ata humbën jetën në hipermarketin pesëkatësh Al-Kornish dhe dhjetëra të tjerë u shpëtuan.
“Ky zjarr u mori jetën e 61 qytetarëve të pafajshëm, shumica e të cilëve vdiqën nga mbytja në banjë për shkak të tymit të dendur”, tha ministria e brendshme, duke shtuar se ishte “një incident thellësisht tragjik që ka tronditur ndërgjegjen kolektive (të Irakut). Trupat e 14 personave mbetën të paidentifikuar, tha Ministria e Brendshme e Irakut.