Vllaznia ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League, pasi eliminoi skuadrën lituaneze Daugavpils me rezultatin e përgjithshëm 4-2.
Pas një performance të shkëlqyer në Riga, ku kuqeblutë triumfuan në transfertë, reagimi nuk ka munguar nga kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Presidenti Armand Duka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka uruar ekipin shkodran për suksesin dhe përfaqësimin dinjitoz të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
“Urime Vllaznisë për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League!
Një fitore e bukur në transfertë ndaj Daugavpils, që u kurorëzua me kualifikim dhe i jep edhe më shumë kuptim përpjekjeve të skuadrës dhe stafit teknik.
Shpresojmë që ky rrugëtim të vazhdojë sa më gjatë, si përfaqësim dinjitoz i futbollit shqiptar në Europë.
Do të kishim dashur të festonim edhe me Partizanin, por futbolli i tillë është. Rruga vazhdon dhe ne jemi gjithmonë pranë klubeve tona!”