Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham iu nënshtrua me sukses një operacioni në bërrylin e majtë dy ditë më parë në Londër në Klinikën Fortius. Ai do të jetë jashtë fushave deri në mesin ose fundin e tetorit.
Lojtari ka postuar një foto nga shtrati i tij në spital dhe i ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.
“Faleminderit Andreë Wallace, Susan Alexander, ekipit të tyre dhe të gjithëve në Klinikën Fortius për operacionin dhe mikpritjen.
Faleminderit Ivan Ortega dhe Dr. Leyes që erdhët të më mbështesni.
Dhe së fundmi, ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e urimeve të mira dhe dashurisë. Procesi i rikthimit në fushë ka filluar tashmë, shihemi së shpejti”, shprehet lojtari.