Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në Cavaso del Tomba në rrugën San Piro X. Një punëtor 43-vjeçar i punësuar nga kompania ‘Edil Coppola srl’, i angazhuar në një gërmim për vendosjen e fibrës optike, mbeti i plagosur rëndë.
Një kamion u përplas me një mur dhe ai ishte në mes, si pasojë u plagos rëndë. Menjëherë shqiptari u transportua në spitalin e Trevisos me dëmtime të rënda në bark dhe legen.
Në vendngjarje mbërritën karabinierët dhe inspektorët e Spisal për të sqaruar dinamiken e aksidentit.