Një shpërthim është bërë në qendrën e trajnimit të policisë në Los Angeles. Si pasojë e shpërthimit tre persona kanë humbur jetën.
Zëdhënësi i Departamentit të Sherifit të Los Angeles-it konfirmoi se shpërthimi ndodhi në Akademinë e Trajnimit Biscailuz Center në East Los Angeles.
“Sapo fola me departamentin lidhur me një incident që duket të jetë tejet i rëndë dhe që ka marrë jetën e të paktën tre personave në një qendër trajnimi të zbatimit të ligjit në Los Angeles. Agjentët federalë janë në vendngjarje dhe po punojmë për të mësuar më shumë”, tha Prokurorja e Përgjithshme e SHBA, Pam Bondi në platformën X.